4.8 C
Prizren
E diel, 27 Nëntor, 2022

Ndërron jetë i mbijetuari i fundit i Auschwitz-it, ushtari David Dushman

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar, i cili mori pjesë në çlirimin e kampit nazist të vdekjes në Auschwitz, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Veterani i Ushtrisë së Kuqe Hebre u shua në Gjermani të shtunën. Komuniteti i kulturës e përshkruan atë si “heroin e Auschwitz-it”.

Dushman do të mbahet mend, pasi në moshën 21-vjeçare, më 27 janar 1945, përdori tankun e tij, duke kositur gardhin elektrik të kampit dhe liruar të burgosurit.

Rreth 1.1 milionë njerëz u vranë në Auschwitz, shumica prej të cilëve hebrenj.

“Kur mbërritëm dhe pamë rrethimin dhe këta njerëz të pafat, ne e shpërthyem gardhin me tanket tona. U dhamë ushqim të burgosurve dhe vazhduam”, do të deklaronte Dushman për Reuters vitin e kaluar.

“Ata po qëndronin atje, të gjithë me uniforma (të burgosur). Ishte e tmerrshme”, tha ai.

Dushman ka thënë se ai nuk ishte në dijeni në fillim se Auschwitz ekzistonte gjatë luftës. Ai do të mësonte për makrabitet e ndodhur aty vite më pas.

Si i vetmi i 69 burrave në divizionin e tij, prej 12 mijë trupash, që i mbijetoi luftës, pësoi dëmtime serioze gjatë konfliktit.

Gjatë jetës së tij, ai do të merrej me skermë, duke u shndërruar edhe në një nga trajnerët më të mëdhenj të skermës në botë, tha Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Ai trajnoi skuadrën e skermës për femra të Bashkimit Sovjetik për më shumë se 30 vjet dhe ishte dëshmitar i sulmit vdekjeprurës ndaj atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike “Mynih 1972”.

“Ne dëgjuam të shtënat me armë dhe gumëzhitjen e helikopterëve mbi ne. Jetuam mu përballë ekipit izraelit. Ne dhe të gjithë atletët e tjerë ishim të tmerruar”, i tha ai gazetës Abendzeitung në 2018.

Miku i tij, shefi i IOC dhe shoku tjetër i skermës Thomas Bach, bëri homazhe në nder të tij.

“Kur u takuam në 1970-n, ai menjëherë më ofroi miqësi dhe këshillë, pavarësisht nga përvoja personale e z. Dushman me Luftën e Dytë Botërore dhe Auschwitz, dhe ai ishte një njeri me origjinë hebraike”, tha Z. Bach, i cili është gjerman.

“Ky ishte një gjest kaq i thellë njerëzor sa nuk do ta harroj kurrë”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Propozimi franko-gjerman në dy faza, mashtrim ordiner!

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Kujt t’i besohet: Qytetarët e Kosovës, në mungesë të informatave zyrtare po bombardohen me propozime të ndryshëm që lëshohen si...

Përvjetor madhështor

Rexhep Qosja Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe, i mbajtur në vitin 1972, është ngjarja më e madhe në historinë e kulturës shqiptare. Me rëndësinë e...

Lajmet e Fundit