Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklyt në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij nga fëmijëria, Motherwll, po ashtu ishte edhe te Portsmouthi.

Liverpooli njoftoi për vdekjen e tij në një postim ku thuhet: “Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë të Anfield, Ian St John”.

“Mendimet e të gjithëve në Klubin e Futbollit Liverpool janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë.”

John ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin në prostatë.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit