1.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Ndërron jetë veterani i arsimit në Malishevë, Fazli H. Thaçi

Pas një sëmundje, ka ndërruar jetë të martën para dite, mësuesi në pension Fazli H. Thaçi, nga Shkarashniku i Malishevës. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Blerimi, ish-drejtor i DKA-së në Malishevë. Veterani i arsimit, pensionisti, Fazli Hamëz Thaçi, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

I lindur më 24 prill 1942, në Shkarashnik, mësuesi Fazli, për më tepër se katër dekada, ka punuar si mësues-mësimdhëns, por edhe si drejtor në disa shkolla tetëvjeçare të komunës së Gllogocit e të Malishevës. Pas shkollimit fillor në Carrallukë të Malishevës, por edhe në Komoran, Fazliu, ka vazhduar shkollimin e mesëm në Normalet e Mësuesisë në Prishtinë e Gjakovë. Me themelimin e Komunës së Malishevës, në vitet e 60-ta, Thaçi ishte emëruar në detyrën e kryetarit të Rinisë. Po gjatë kësaj periudhe, krahas shkollimit në Normale, Fazliu ishte angazhuar edhe në kurset për zhdukjen e analfabetizmit, duke përfshirë gjininë femërore.

Pas përfundimit të Normales, ai e ka filluar punën si mësimdhënës në fshatin Arllat të ish-Gllogocit, tash Drenas, dhe më pas në vitin shkollor 1964/65 vazhdoi punën në shkollën tetëvjeçare në Carrallukë të Malishevës, ku punoi deri në pensionimin e tij në vitin 2007.

Gjatë punës së tij shumëvjeçare në këtë shkollë, ai kishte ushtruar edhe detyrën e drejtorit. Gjatë punës së tij 43-vjeçare në procesin arsimor-edukativ, u dallua me kontributin e tij si mësues i devotshëm për arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave të reja.

Për nder të veprës së mësuesit-veteran Fazli Thaçi, në ambientët e SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë, të martën pas dite u mbajt akademi përkujtimore.
Duke e vlerësuar kontributin e tash të ndjerit, Fazli Thaçi, ish-kolegët e tij mësimdhënës nga SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë, të martën kanë thënë se ai ishte një mësues i dashur dhe i afërt me nxënësit, bashkëpuntor i mirë me kolegët dhe prindërit.

“Ne mësimdhënësit e quanim mësues i mësuesve, këshillat e tij të vazhdueshme na shërbenin si motiv në punën tonë arsimore-edukative”, janë shprehur disa nga kolegët e tij.

Nga puna e tij shumëvjeçare dolën breza të tërë të arsimur në të gjitha profilet.

Përveç punës së tij arsimore, Fazliu ishte shumë i angazhuar edhe në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Po sot, e martë, në orën 17:00, u bë ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit Shkarashnik.

Pas vetes, mësuesi veteran, Fazli Thaçi, la një familje të madhe me djem, vajza nipa dhe mbesa.

Kujtojmë se 20 ditë më parë, ndërroi jetë mësuesi, veterani ndër më të moshuarit në komunën e Malishevës, Hazir Morina nga Drenoci.

Jusuf Bytyçi

Më Shumë

Abdixhiku mbetet pa fjalë nga pritja në Piranë të Prizrenit: Po i jepni shpirtë e mbështetje fitores sonë të madhe

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është pritur me entuziazëm nga mbështetësit në fshatin Piranë të Prizrenit. Në një postim...

Publikohen faturat e tatimit në pronë për vitin 2025

Janë publikuar faturat e tatimit në pronë për vitin 2025. Faturat mund të shkarkohen në sistemin publik ekosova ose në komunat përkatëse. Kësti i parë mund...

Lajmet e Fundit