Ndikimi partiak zyrtarizohet edhe në këshillat lokale në Prizren

ura e gurit ne prizrenAnëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit kanë miratuar rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, me ç’rast kanë vendosur që edhe rezultati i zgjedhjeve lokale të reflektohet në përbërjen e këshillave lokale.

Ky propozim ndonëse është kundërshtuar nga përfaqësues të subjekteve opozitare, por edhe nga këshilltarë të pozitës, megjithatë ka kaluar, duke i dhënë mundësinë partive fituese në zgjedhjet lokale respektivisht në lokalitetet përkatëse të kenë fjalën kryesore sa i përket përbërjes dhe udhëheqjes së këshillave lokalë të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Ka qenë kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Kujtim Gashi ai i cili ka paraqitur amendamentet për propozim-rregullores në fjalë, në saje të cilave ka kërkuar që rezultati zgjedhor të merret parasysh gjatë formimit të këshillave lokalë si dhe gjatë zgjedhjes së kryetarëve të këshillave. Para se Gashi të dilte me propozimet e tij, Arbër Rexhaj i “Vetëvendosjes” ka theksuar se propozim-rregullorja ka ardhur me vonesë, por se megjithatë është një dokument i duhur që mund të vendosë parimet e shëndosha për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

“Rregullorja është hartuar mirë, por këto dispozita duhet të respektohen edhe në praktikë gjatë zbatimit të tyre”, ka thënë Rexhaj, duke theksuar se kryetari i Komunës, Ramadan Muja gjatë qeverisjes së tij nuk i ka respektuar këto parime/Koha Ditore/

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit