13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Ndotja e ambientit, sekuestrohen mjete të rënda në Krushë të Vogël

Policia, konkretisht Stacioni Policor Prizren Veri, ka asistuar sot inspektorët e Komisionit të Pavarur të Minierave të Kosovës, gjatë inspektimit në fshatin Krushë e Vogël, Prizren, janë has disa makineri që kanë qenë duke operuar në nxjerrjen dhe përpunimin e rërës së lumit.

Nga inspektorët përgjegjës është konstatuar së pronarët e mjeteve nuk kanë lejet përkatëse.

“Bashkë me policin në konsultim me prokurorin kujdestar vendi është rrethuar me shirit, mjete janë sekuestruar përkohësisht.

Kundër të dyshuarve do të procedohet lënda për veprën penale përkatëse”, ka njoftuar Policia e Kosovës./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Lajmet e Fundit