9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Në 16 shkolla në Dragash ende mësojnë me plan-program serb

Në shkollën fillore të mesme të ulët “22 Dhjetori”, komuniteti goran mësimet i zhvillon me planprogram arsimor serb, përderisa shkolla “Restelica” funksionon me sistemin e Kosovës, raporton KTV.

Përfaqësues të shkollës “Restelica” thonë se bashkëpunimi mes tyre është minimal.

Në Komunën e Dragashit janë edhe 15 shkolla të tjera që funksionojnë me sistemin arsimor të Serbisë.

Për këtë, kryetari i kësaj komune, Shaban Shabani, ka thënë se njëherë i kanë mbyllur këto institucione, megjithatë nga presionet e shumta, kanë qenë të detyruar t’i rihapin.

Ai shton se këtyre nxënësve që mësojnë me këtë sistem iu pamundësohet regjistrimi në sistemin arsimor të Kosovës, përfshirë universitetin.

Përkundër që ky problem është i vjetër, Ministria e Arsimit ende nuk ka ndonjë plan konkret në lidhje me këtë, por janë duke e bërë një pilot-projekt, me të cilin do të fillojnë që këto shkolla t’i integrojnë gradualisht në sistemin e arsimit të Kosovës.

Megjithatë, më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë funksionojnë sipas plan-programit serb.

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Lajmet e Fundit