Në 16 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori , Adnan Krasniqi

Me rastin e 16. vjetorit të rënies heroike, është përkujtuar dëshmori i kombit, Adnan Krasniqi.Me këtë rast familjarë të dëshmorit, veteran e invalid të luftës, miq të familjes dhe zyrtarët më të lartë komunal të Prizrenit kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, vlerësoi lartë figurën e dëshmorit, i cili me veprën e tij madhore në shërbim të atdheut për të shporrur okupatorin e egër nga trojet toan shekullore.

Ish komandanti i brigadës 125 të ZOP-it, Nehat Basha dhe bashlëuftëtarët në këtë brigadë të dëshmorit, thanë se Adnani deri në rënien e tij ishte kudo ku kërkohej nevoja në frontin e luftës, duke u shquar për guxim dhe trimëri të rrallë. Familjarët e dëshmorit, thanë se për ta sot është ditë dhembjeje dhe krenarie, në ditën ku po përkujtohet pavdekësia e birit të tyre.

Pas Landovcisë, është vizituar edhe vendi i rënies së dëshmorit në Molopolcë të Shtimjes.Adnan Krasniqi, i lindur në Hoçë të Qytetit, sapo kishte mbushur 18 vite, dhe ishte ndër luftëtarët më të rinj të rënë për Lirinë e Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut…/TVPZ/

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit