Shtyhet për nesër votimi i rekomandimeve për Ukshin Hotin

Deputetët e Kuvendit kanë shtyrë për nesër votimin e rekomandimeve të dala nga debati lidhur me fatin e veprimtarit Ukshin Hoti, pasi u kërkua që këto rekomandime të harmonizohet me rekomandimet e vitit 2012.

Në debatin që zgjati disa orë, deputetët thanë se për fatin e të pagjeturve ndonëse diskutohet tash një kohë të gjatë, Kosova vazhdon të ketë numër të madh të të pagjeturve, ndër ta edhe veprimtari i shquar Ukshin Hoti.

Deputetët thanë se tashmë dihet se ku ndodhet Hoti, por që po mungon vullneti që të paktën të kthehen eshtrat e tij dhe ta ketë një varrë në vendin e tij.

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit