0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Në “ Altera” u shënua Dita Botërore e Librit

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), për nder të Ditës Botërore të Librit, të premten ka organizuar aktivitet në bashkëpunim me Librarinë “Altera” në Prizren.

Në ambientët e librarisë ” Altera”, për nder të 23 prillit- Ditës Botërore të Librit, është organizuar ky aktivitet kushtuar librit, pjesë e të cilit ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme, shkrimtarë dhe të rinj. Gjuhëtari dhe shkrimtari, Agim Vinca, e vlerësoi të rëndësishëm këtë aktivitet dhe tha se libri duhet t’i afrohet lexuesit. Shkrimtari, Sali Zogjani, tha se një ndër veçoritë e këtij aktiviteti, interesimi i të rinjve pjesëmarrës, si dhe bëri thirrje që libri të lexohet.

Ndërkaq, etnologu Nexhat Çoçaj, tha se nuk mund të thuhet se një ndër arsyet e rënies së leximit të librit, është çmimi i tyre. Ndërkaq, Denis Gafurri, autor i librit ” Suksesi në shitje”, i cili ndodhet në shitje në librarinë ” Altera”, kërkoi organizim më të shpeshtë të kësilloj aktiviteteve kushtuar librit, duke shtuar se ne duhet t’i vëmë në funksion ngjarjet që i mësojmë. Në shënimin e Ditës së Librit nga Prizreni, u bë thirrje nga të gjithë të pranishmit që lexuesi t’i kthehet librit./TV Prizreni/

https://www.facebook.com/Alteraks/videos/844891346099781

 

Më Shumë

Elita e basketbollit me super sfida

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë. Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje. Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe...

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë. Këtë e...

Lajmet e Fundit