24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Në Angli zbulojnë klubin e “ri” të Pogba-s

Paul Pogba pritet të largohet si transferim i lirë nga Mancehster United verën e këtij viti. Ylli francez ka disa oferta në tavolinë. Real Madrid, Juventus dhe PSG keto janë tre destinacionet e mundshme.

Por, sipas medias angleze “Daily Mail”, kampioni i botës në 2018 preferon më shumë një kalim te Juventus-i. 28-vjeçari kërkon të rikthehet në Torino, aty ku shpërtheu si lojtar.

Mirëpo kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi për të kaluar në “Allianz Stadium”, Pogba duhet të bëjë një uljë të konsiderueshme të pagës së ti prej 290 mijë paundësh në javë.

Pogba luajti me Juventus-in nga 2012 deri në 2016. Në toal arriti 178 paraqitje, ku shënoi 34 gola.

Juventus-i nuk është në gjendje të paguajë 290 mijë paund në javë për Pogba-n, në një kohë kur paguan 225 mijë paund për Paulo Dybala-n. Me këtë të fundit që nëse rinovon, pagën do e ketë më të lartë.

Nga ana tjetër, afrimi i Pogba-s mund të sjellë një largim me peshë te bardhezinjtë. Matthijs de Ligt që aktualisht është më i paguari në ekip mund të lërë Torinon. Ai dhe Pogba kanë të njëjtin agjent, Mino Raiola-n.

Megjithatë, Juventus-i njëherë duhet të sigurojë pejsëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshem para se të futet në negociata për Pogba-n.

Francezi fitoi katër herë Serie A dhe dy Kupa të Italisë me Juventus-in, pa harruar edhe kalimin në finalen e Champions në vitin 2015.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Suhareka mbështet edicionin e 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Suharekës ka konfirmuar për të katërtin vit radhazi mbështetjen financiare për Shkollën Verore Ndërkombëtare të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke dëshmuar...

Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Policia...

Lajmet e Fundit