Në Gorozhup të Hasit, shënohet 15 vjetori i operacionit “Shigjeta”

Gorozhupi-620x330Në 15 vjetorin e operacionit “Shigjeta” të UÇK-së në Gorozhup të Hasit është mbajtur një manifestim përkujtimor.

Pjesë e këtij organizimi ishin eprorë të lartë UÇK-së,invalid e veteran të luftës,familjarë të dëshmorëve dhe mysafirë të shumtë nga trojet mbarëshqiptare.
Lidhur me rëndësinë e operacionit “Shigjeta” foli ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,aktualisht ministër I FSK-së,Agim Çeku.

” Ushtarët e lirisë në këtë operacion treguan se sa e përgatitur ishte UÇK-ja që me forca të saj tokësoore të dëbojë nga trojet shekullore armikun barbar”, tha Çeku.
Për zhvillimet në kohën e “Epopesë së Gorozhupit” folën kolonel,Ruzhdi Saramati dhe gjeneral,Kudusi Lame.

Ata thanw se kontribut në këtë operacion për t’i dhënë goditjen përfundimtare forcave okupuese serbe,dhanë bijtë më të shtrenjtë të kombit nga të gjitha hapësirat mbarëshqiptare.Ndërkaq,në emër të luftëtarëve foli,Bekim Halili.“Duhet ta duam njëri-tjetrin më shumë”, tha ai./TVPZ/

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit