6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Në këtë vend të Suharekës është shfaqur një arushë: Ka edhe dy të vegjlit e saj

Në malet e fshatit Greikoc të Suharekës është shfaqur një arushë me dy të vegjlit e saj

Malet e Sharrit njihen si malet që janë të pasura me florë dhe faunë, e gjithashtu këto male janë edhe terren i mirë për ngjitje alpiniste, sporte dhe për rekreacion.

Këto male përfshijnë edhe fshatin Greikoc të Suharekës, ku malet në këtë zonë janë shumë të frekuentuara nga qytetarë të shumtë.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Një lexues i Metros ka dërguar disa fotografi, ku në malet e Greikocit është parë një arushë me dy të vegjlit e saj.

“Kam qenë në një distancë afër 20 metra me të dhe nuk ka qenë edhe e lehtë që të përballesh me të”, ka thënë ky lexues.

Sipas tij kjo nuk është hera e parë që në këtë fshat është shfaqur kjo arushë me të vegjlit e saj.

Më herët ka pasur edhe raste të tjera nëpër fshatra të Suharekës, kur janë shfaqur arushat. /gazetametro.net

 

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Lajmet e Fundit