7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Në Malishevë, promovohet libri monumental i tolerancës ndërfetare të popullit shqiptar

Në kuadër të promovimit të veprës së tij, “Prijës fetar dhe shpirtërorë të shqiptarëve – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”, autori Faton Mehmetaj, sot në Malishevë, e ka bërë promovimin e këtij libri, i cili u cilësua si një libër monumental i tolerancës ndërfetare të popullit shqiptar.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke folur rreth kësaj vepre dhe tolerancës ndërfetare, tha se populli shqiptar, gjithmonë ka qenë popull i sakrificave, por religjionet tek ne, asnjëherë nuk kanë krijuar urrejtje, por përkundrazi, pasi besimi nuk e lejon urrejtjen.

“Çdo vepër e shkruar është e mirëseardhur, në veçanti veprat e këtilla, që kanë për qëllim t’i bashkojnë njerëzit”, tha Begaj.

“Mbledhja e 600 biografive të prijësve shpirtëror shqiptar është punë e madhe, por në autori në mënyrën më të mirë e ka përshkruar tolerancën ndërfetare”, tha recensenti i librit, Ahmet Qeriqi.

Ndërsa, për recensentin Fahredin Shehu “ky libër është monumental për edukimin shpirtëror dhe i tolerancës ndërfetare”.

“Kjo që kam bërë, është një pikë uji në oqean, pasi qindra vite për ti studiuar të gjithë ata prijës shqiptar, që kanë kontribuar në çështjen kombëtare dhe në ruajtjen e tolerancës ndërfetare të popullit shqiptar, gjë na bën të jemi unik në bashkëjetesën fetare”, tha autori, i cili i falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur në hulumtimin, pastaj botimin dhe tani promovimin e librit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Lajmet e Fundit