Në Malishevë takohen Begaj dhe kolonel Nattale Gatti

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shefja e kabinetit Blerta Krasniqi pritën në takim, kolonel Nattale Gattin, Komandant i Komandës së Regjionit të KFOR-it në regjionin e Pejës, me bashkëpunëtorë.

Begaj dhe Gatti, për afër një orë biseduan, për shumë çështje të zhvillimeve aktuale në Komunën e Malishevës, që nga çështja e sigurisë, ku u vlerësuan situatën stabile dhe të menaxhueshme.

Në vazhdim biseduan për, infrastrukturën në arsim, shëndetësi, rrugë, kanalizim, ujësjellës, mjedisin hapësinor e deri të çështjet politike, lokale dhe qendrore.

Për të gjitha këto çështje, Begaj njoftoi kolonel Nattale Gattin, Komandant i Komandës së Regjionit të KFOR-it,se, “Malisheva si Komunë, me gjithë se, me një buxhet të vogël për investime kapitale e me kërkesa të mëdha për zhvillim ekonomik, ia kemi arritur, që t’u ofrojmë kushte për mësim sa më cilësor nxënësve nga mësimdhënësit, në kompletimin e infrastrukturës shkollore, po ashtu në shëndetësi, rrugë, kanalizime, kurse, ende kemi nevojë dhe po punojmë në këtë fushë si dhe për të ardhmen në krijimin sa më të mirë të ambientit për kushte në punësim”.

Kolonel Nattale Gatti, e përgëzoi Begajn për këtë angazhim në shërbim të qytetarëve të Malishevës, dhe i ofroi bashkëpunim në vazhdimësi, në fund, Begaj e Kolonel, Nattale Gatti, shkëmbyen dhurata simbolike nga përfaqësimet institucionale.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit