Bashkëatdhetari Adem Saramati dhuron një aparat RTG-digjital për Spitalin e Prizrenit

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të martën është bërë pranimi dhe vënia në funksion e aparatit RTG- digjital, donacion nga bashkëatdhetari nga Dobrushti i cili jeton dhe vepron në Slloveni, Adem Saramati.

Pjesë e dorëzimit të këtij donacioni, ishin përveç drejtuesve të spitalit edhe donatori me familjarë e të afërm të tij.

Adem Saramati, tha se vullneti për të ndihmuar me këtë aparat të rëndësishëm është puna në këtë institucion shëndetësor dhe ofrimi I shërbimeve sa më të mira mjekësore për qytetarët, dhe se edhe në të ardhmen ai do mundohet të ndihmojë këtë institucion.

Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, e vlerësoi të jashtëzakonshëm këtë donacion dhe vullnetin e zotëri Saramatit për këtë mbështetje me këtë aparat, i cili mundëson ofrimin dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore për pacientë.

I pranishëm në këtë ngjarje, ishte edhe kryetari SHBP në Prizren, dhe ish epror i lartë ushtarak i UÇK-së, Ruzhdi Saramati, i cili e vlerësoi punën e këtij institucioni ndërsa, për veprën e të afërmit të tij, tha se na bënë krenar jo vetëm Dobrushtin.

Ndërkaq, përgjegjësi i Njësisë së Radiologjisë, Sadri Beqiri, falënderoi bashkëatdhetarin Saramati për këtë donacion tejet të rëndësishëm i cili është bashkëkohor dhe mjaft efikas, ku mund të kryhen deri në 30 mijë grafi në vit, tha ai.

Vlera e donacionit të aparatit rëntgen digjital kap shumën mbi 50 mijë euro. /Tv Prizreni/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit