11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Në Meksikë rrëmbehet një gazetare

Autoritetet meksikane në shtetin e Verakruzit deklarojnë se janë në kërkim të një gazetareje, e cila u rrëmbye nga persona të armatosur nga shtëpia e saj dhe që atëherë nuk është parë më.

Anabel Flores Salazar u rrëmbye nga persona të armatosur mëngjesin e së hënës, me orën lokale, nga shtëpia e saj që ndodhet pranë qytetit Orizaba, ku dhe punonte për gazeta të ndryshme.

Të paktën 14 gazetarë janë vrarë në Verakruz që prej vitit 2010. Marrëdhëniet mes guvernatorit të këtij shteti dhe medias kanë qenë të tensionuara.

Javier Duarte ka akuzuar disa gazetarë për lidhje kriminale. Pak kohë më parë ai i paralajmëroi ata për mënyrën se si sillen, duke u thënë se, nëse do t’u ndodhte diçka atyre, ai “do të kryqëzohej”.

Disa gazetarë e panë këtë deklaratë si një kërcënim ndaj tyre. Në rastin e Anabel Flores Salazar, prokurorët thonë se po hetojnë të gjitha lidhjet e mundshme të saj.

Zyra e hetuesve thotë se dy vjet më parë ajo ishte parë në shoqërinë e një lideri të degës lokale të kartelit të drogës Zetas.

Verakruz mbetet shteti më i rrezikshëm për gazetarët në Meksikë, që në tërësi konsiderohet ndër vendet më të rrezikshme në botë.

Në mbarë vendin, 88 gazetarë janë vrarë që prej vitit 2000, sipas organizatave që luftojnë për lirinë e fjalës. Ndërkohë, vetëm në Verakruz 14 gazetarë janë vrarë që kur guvernatori Duarte mori detyrën në vitin 2010.

Më Shumë

Rritet pjesëmarrja në Prizren: 21,4% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

(PLOTËSUAR) Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime në Komunën e Prizrenit ka arritur...

Bashkimi s’ndalet as në derbi – 5 fitore radhazi për prizrenasit

Bashkimi po vazhdon marshimin e saj të pandalshëm në ProCredit Superligën e Kosovës, duke shënuar fitoren e pestë radhazi. Në derbin e zjarrtë të zhvilluar...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit