8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Në nderim të 21 vjetorit të Betejës së Jeshkovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin e Komunës, kryesuesin e Kuvendit, zyrtarët komunalë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, përfaqësues të forcave të sigurisë dhe Policisë së Kosovë, si dhe qytetarë të tjerë, sot bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Landovicë dhe Jeshkovë, për nder të 21 vjetorit të Betejës së Jeshkovës.

Me këtë rast, kryetari Haskuka duke kujtuar 21 dëshmorët e rënë në këtë betejë, tha se “Beteja e Jeshkovës është një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase ka qenë për hapjen e korridorit për furnizimin e UÇK-së me armatim dhe ka ndikuar në rrjedhën e luftës me fillimin e largimit të forcave serbe nga Kosova”.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Lajmet e Fundit