8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Në Prizren diskutohet rreth projektit për krijimin e kushteve të shëndetshme urbane

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se në objektin e Administratës Komunale është mbajtur takimi i grupit punues të projektit “Mbështetje për Prizrenin e Qëndrueshëm – Iniciativa NAMA Urbane (Nationally Appropriate Mitigation Actions)”, i cili është realizuar në bashkëpunim në mes të kësaj komune dhe UNDP-së.

Ky projekt ka për qëllim përgatitjen e qytetit të Prizrenit për reduktimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG), kontribuimin në krijimin e kushteve të shëndetshme të jetesës urbane dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesë e këtij takimi ka qenë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Levent Kasëmi, përfaqësues komunalë, ata të UNDP-së, të organizatave joqeveritare, përfaqësues të Universitetit të Prizrenit, si dhe pjesëmarrës të tjerë të projektit.

Gjatë këtij takimi është prezantuar qëllimi i projektit nga Xhevrije Berisha, menaxhere e projektit nga UNDP-ja, ndërsa palët kanë parashtruar pyetje dhe janë informuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me projektin.

Më Shumë

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Lajmet e Fundit