11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Një muaj paraburgim një gruaje për posedim, shitje e blerje të narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurës me iniciale B.N. nga Prizreni.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 13.06.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 12.07.2019, sepse me datën 13.06.2019, rreth orës 10:00, derisa ishte në dhomën e fjetjes, në shtëpinë e cila gjendet në Prizren, ka pasur një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuanë”, 6 qese tjera të vogla të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë” në peshë të përgjithshme prej 18.46 gr., një qese tjetër plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “Marihuanë” në peshë prej 8.46 gr, 132 qese të zbrazëta të destinuar për mbushje të substancës narkotike”, thuhet në njoftim.

Ajo gjithashtu posdedonte një peshore elektronike me mbishkrimin “Tefall” e destinuar për peshim të narkotikut dhe një qese plastike e mbështjellë me ngjitës, brenda së cilës kishte substancë të dyshuar për narkotik të llojit “ Marihuanë”, në peshë rrethe 220.16 gram të cilën qese me të vërejtur policinë e pandehura e gjuan nga dritarja e dhomës së fjetjes, sasinë të cilën një ditë më herët me datën 12.06.2019 e kishte sjell në shtëpi i pandehuri me iniciale A.S. i cili gjendet në arrati.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit