Përderisa në Prishtinë sot u mbajt marsh protestues në përkrahje të Izraelit, në Prizren ndodhi krejt ndryshe.
Atje pati marsh në përkrahje të Palestinës, njëjtë siç ndodhi para një jave në Prishtinë.“Njerëzit e Kosovës janë me Palestinën”, “Ndaloni bombardimet”, ishin vetëm disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.
Sidoqoftë, që nga sot me fillim prej orës 02:00 të mëngjesit, mes Hamasit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi armëpushimi, që do të thotë se luftimet janë ndalur.
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre.
Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...