Në Prizren, shënohet sot Dita Botërore e Teatrit

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, do të organizojnë një aktivitet ku do të shfaqet një performancë artistike e artistëve të teatrit të qytetit, ku po ashtu do të bëhet shpërndarja e mirënjohjeve për artistët që i kanë kontibuar teatrit të qytetit me vite të tëra.

Aktiviteti do të përmbyllet me shfaqjen e performancës artistike të grupit “Don’t Listen to Your Reighbors”, të cilët do t’i interpretojnë këngët e vjetra shqiptare.

Aktiviteti do të mbahet të shtunën më 27 mars, në teatrin “Bekim Fehmiu”, në ora 18:00./ PrizrenPress.com

May be an image of indoor

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit