25.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Tetor, 2023

Në Prizren u promovua libri “Erë dashurie” e gazetares nga Shqipëria, Era Çela

Libri “Erë dashurie” e gazetares nga Shqipëria, Era Çela, është promovuar në Prizren.

Libri është vlerësuar lartë nga studiuesit e letërsisë.

Studiuesja Emnrije Krosi tha se autorja Çela në këtë libër vjen me një stil të veçantë të të shkruarit. Sipas saj, Çela është një krijuese që premton shumë.

“Kjo është sfida e parë e gazetares Çela në poezi. Uroj që në të ardhmen të kemi edhe libra të tjera “, tha ajo.

Krijuesi Berat Batiu tha se poezitë e Era Çelës janë në vetvete një biografi.

“Përmes poezive, Era Çela, në këtë libër shpalosë botën e brendshme të dashurisë”, tha Batiu. Ai para të pranishmëve ka analizuar disa nga poezitë e librit.

Për librin kanë folur edhe: Reshit Kushaj,Englantiba Alliaj, Naime Gjon Gecaj etj.

Era Çela u lind në Librazhd. Ka punuar gazetare e në shumë media në Shqipëri. Në vitin 2014, ka botuar librin “Me sy nga Europa”./PrizrenPress.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 856 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 25 aksidente me të...

Sot mot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira kryesisht rreth relievit malor. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...

Lajmet e Fundit