1.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Në qershor shënohet 68-vjetori i gjimnazistëve të parë në Prizrenit

Solemnisht më 26 qershor 2017 do të shënohet 68-vjetori i maturës së maturantëve të parë të Kosovës, të cilët e kryen gjimnazin nga gjithë Kosova dhe Presheva në Prizren. Nga ajo gjeneratë me 23 maturantë, shumica e tyre nuk jetojnë më. Profesor Masar Shporta, që ishte maturant i asaj kohe, tregon se nga kjo gjeneratë prej 23 maturantëve të parë kanë mbetur të gjallë vetëm pesë maturantë. Shporta shpjegon për kushtet e vështira të asaj kohe që kishte shkolla shqipe. Ai shprehet se kujdestari i asaj klase ishte Nexhat Begolli, kurse si nxënës nuk kishin as tabelë të zezë. Shporta rrëfen se si 16- vjeçar vetëm me shkollë të semimaturës morën ditarin në duar për të filluar mësimin me nxënës të këtij qyteti, ku kryesisht mungonin vajzat.

“Në vitin 1950 insistuam dhe filluam Gjimnazin e parë të femrave në Prizren. Mirëpo, pas një gjenerate pushteti serb i asokohshëm e mbylli këtë gjimnaz”, shpjegon ai, raporton gazeta Kosova Sot

“Arsimi po degradohet si mos më keq”

Shporta tregon për kushtet e vështira kur secili nxënës kishte nga një tabelë të zezë me vete në vend të fletoreve dhe kishin edhe shpuzë deti.”Me këtë rast më pati ndihmuar tej mase një mësuese nga Elbasani, e cila më jepte përvojat e saja”, tregon ai. Shporta evokoi kujtimet e tij si gjenerata e parë e gjimnazit real të kryer në gjuhën shqipe. “Ajo gjeneratë ishte e para e regjistruar në vitin 1945, kur mësimdhënësit të gjithë ishin nga Normalja e Elbasanit. Kurse në vitin 1949 e kemi kryer maturën dhe atëherë ishin 23 maturantë”, tregon profesor Shporta.

Profesor Masar Shporta shprehet për “Kosova Sot” se arsimi duhet të jetë shtylla kryesore e një shoqërie. “Shoqëria, siç është kjo e Kosovës, as që duhet të ketë shtyllë tjetër”, shprehet ai. Ai shprehet me dhembje për gjeneratat e reja të profesorëve, të cilët thotë se nuk e duan arsimin dhe nuk janë të përkushtuar për atë sa duhet. “Në atë kohë jemi shkolluar me vetëm 300 gramë bukë për 24 orë dhe 19 nxënës në një dhomë konvikti jemi shkolluar dhe kemi jetuar për plot 4 vjet. Tash e di se ka kushte shumë të mira, por arsimi po degradohet si mos më keq”, shprehet ai. Kjo ishte gjenerata e parë në vitin 1945 që kundërshtuan largimin e bustit të Naim Frashërit nga sheshi “Shadërvan”.

Gjykimi i intelektualëve

Këtë vit mbushen plot 125 vjet të shkollës së parë të vashave në Prizren, derisa dihet botërisht se kjo shkollë kishte shumë rëndësi për Prizrenin. Ishte Mati Logoreci, që jetoi dhe punoi në Prizren nga viti 1889 deri më 1903, që mori pjesë gjallërisht në jetën politikeshoqërore të Prizrenit, me të cilin lidhet një pjesë e mirë e jetës së tij. Prizreni njihet si një nga qendrat e vjetra të Evropës Juglindore, me kalanë e lashtë dhe objektet e tjera me vlerë. Deri nga fundi i shekullit të kaluar ishte një qytet i zhvilluar, qendra ekonomike e kulturore e Shqipërisë.

Pas një lufte shumë këmbëngulëse, më 1889, u hap shkolla shqipe edhe në Prizren, me mësues Mati Logorecin. Kjo ishte shkollë e tipit të Mësonjëtores së Korçës, me karakter laik, kombëtar dhe demokratik. Çelja e kësaj shkolle ishte një fitore, sepse u kundërvihej synimeve shkombëtarizuese e asimiluese të të huajve. Hapja e shkollave shqipe u bë në luftë me patrikanën greke, kishën serbe dhe ekzarkatin bullgar, që me gjithë kontradiktat që kishin në mes tyre bashkoheshin kundër lëvizjes sonë arsimore.

Profesor Shporta nuk harron të potencojë se tashme nga komuna e Prizrenit ka kërkuar që në sallën sportive të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren të vendoset edhe një pllakë përkujtimi se aty është mbajtur gjykimi i njohur i intelektualëve të Kosovës, të njohur si grupi i Prizrenit, që kërkuan të bashkojnë trojet tona.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Trepça siguron finalen e Kupës, në ndeshjen e tensionuar

Në një ndeshje të tensionuar, me ndërprerje, hedhje të gjësendeve nga shikuesit e përplasje ndërmjet lojtarëve, Trepça ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës...

Murati njofton se janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të premten janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje. Ministri ka bërë të ditur se rritja...

Krijimi

Lajmet e Fundit