Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 126 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 152 pacientë, ku prej tyre pozitiv me Covid-19 janë 126 pacientë, ndërsa të tjerë janë në pritje të rezultatit të testit, por edhe në procedura të testimit.

Në gjendje të rënduar dhe të intubuar janë tre persona, transmeton RTV Besa.

Drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit, Afrim Avdaj tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin pacientëve me COVID-19.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëv që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat anti-Covid.

Sot, janë shënuar 4 vdekje në Prizren dhe 30 raste të reja me COVID./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit