8.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Në spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 80 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë të shtrirë në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitale, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit edhe 40 të tjerë janë duke u trajtuar post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të raporteve të datës 21 janar 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të spitalizuar janë 120 pacientë, prej tyre 80 të konfirmura me Covid-19 pozitivë dhe 40 të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 30 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Më Shumë

Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë në Malishevë,...

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajmet e Fundit