8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Berlusconi 85-vjeçar synon Presidencën

Italia është gati të zgjedhë presidentin e ri dhe synon nxisë unitetin, pas grindjeve politike.

Silvio Berlusconi mendon se është i përshtatshëm për këtë pozitë.Manjati i medias, miliarderi dhe tre herë kryeministri i Italisë, që hyri në politikë gati 30 vjet më parë, po synon t’i shtojë karrierës së tij edhe pozitën më të lartë në këtë shtet.Berlusconi ishte dënuar për mashtrim me tatime dhe ishte përjashtuar nga Senati.

Por sa i përket shembullit të tij në anën morale, 85-vjeçari që ishte parë shumë herë në mbrëmje të ndryshme me vajza më të reja, kishte deklaruar se “unë nuk jam shenjtor”.

Kreu aktual i shtetit, Sergio Mattarella, mandati i të cilit skadon më 3 shkurt, ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të kandidojë përsëri për president.Po ashtu, Berlusconi arriti që të lirohet nga akuzat për dyshimet se ka pagur për seks një vajzë të mitur.Ai është duke lobuar që disa javë te ligjvënësit italianë të qendrës së djathtë, për të siguruar votat e tyre për tu zgjedhur president më 24 janar, në një mandat katër vjeçar.Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme./REL

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit