13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Në Suharekë, arrestohet hajni nga Prishtina

arrestimi 2Në banesat e “Ben-af-it” në qendër të Suharekës, pronari i banesës rastësisht në korridor takon një të panjohur që në dorë mbante çantën e bashkëshortes së pronarit të banesës.

Në ato momente i njëjti kishte vërejtur se dera e banesës ishte thyer dhe pa humbur kohë e thërret policinë në ndihmë, ndërkaq, vet, i vihet pas të dyshuarit.

Mirëpo i dyshuari, me gjasë nuk kishte qenë vetëm por edhe me dy të tjerë të cilët gjatë ikjes ndahen në tri drejtime. I dyshuari për vjedhje më në fund e hedh çantën në një kopsht dhe vet fshihet në një oborr.

Ndërkohë, policia kishte rrethuar zonën dhe një polic në rroba civile e kishte pritur të dyshuarin që të vijë ta marrë çantën gjë e cila pas pak kishte ndodhur.

I dyshuari kishte qenë i shkathët dhe agresiv dhe për arrestimin e tij, me informacione ndihmë kanë ofruar edhe banorët e lagjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, banor i Prishtinës, është ndaluar në masën e arrestit policor.

Më tej, në vazhdën e hetimit të rastit, është gjetur një veturë “Golf IV” e braktisur, me targa 03 me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë arritur në Suharekë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vegla të ndryshme si: kaçavida; çelës kallauz; leva etj.

Gjësendet e vjedhura, kryesisht stoli të arta, në vlerë rreth 1100 euro, me urdhër të prokurorit të shtetit i janë kthyer pronares. Hetues policorë po punojnë për identifikimin dhe arrestimin edhe të dy të tjerëve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Lajmet e Fundit