13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nëna kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prizrenit për vdekjen e fëmijës

Nëntë muaj pas vdekjes së 3-vjeçares, Xheneta Gashi, në rrugën “Marin Barleti”, nëna e saj, Lirije Gashi, vazhdon që ta mbajë përgjegjëse Komunën e Prizrenit për këtë tragjedi. Madje, të martën, ka dorëzuar një kërkesë të adresuar te kryetari i Komunës, Ramadan Muja, për largimin e një inspektoreje nga puna.
“Komuna është përgjegjëse për vdekjen e vajzës sime. Krejt Komuna i ka fajet. Kam kërkuar nga ta banesë tri vjet para se të ndodhte rasti i vajzës sime, por më kanë refuzuar. Kam kërkuar strehim, por nuk më kanë bërë zgjidhje, ani pse kam shkuar disa herë”, ka thënë Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bashkë me djalin e saj, të martën, u është drejtuar sporteleve të Komunës së Prizrenit për ta dorëzuar një kërkesë.

Lirije Gashi ka shpjeguar se ajo kishte vendosur pengesa fizike në rrugën “Marin Barleti” në formë dërrasash të vjetra dhe gjësende të tjera, për të penguar afrimin e fëmijëve të saj në një shtëpi që ishte në prag të rrënimit. Sipas saj, kjo zyrtare kishte urdhëruar largimin e këtyre pengesave fizike, pas të cilit veprim edhe kishte ndodhur tragjedia, meqë një pjesë e kulmit dhe e murit të shtëpisë së vjetër ishte rrënuar dhe kishte zënë përfund vajzën e saj tre vjeçe, Xheneta Gashin.

Lidhur me këtë kërkesë, shefi i Zyrës për informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se administrata komunale është në pritje të vendimeve të organeve të drejtësisë.

Më Shumë

Kryetari i Nju-Jorkut bën iftar me reperin shqiptar, Action Bronson

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”. Dyshja u takua...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Delirium

Lajmet e Fundit