4.2 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës dyshohet për diplomë false

Kamer JanuzajNënkoloneli i Policisë së Kosovës i cili edhe është kryesues i Departamentit për Kontroll dhe Mbikëqyrje të kufirit, Kamer Januzaj, është pezulluar para disa javëve nga Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektorati të PK-së. Siç mëson Indeksonline, suspendimi i Januzajt lidhet me rastin e zyrtarit të AKI-së, Isuf Lumit, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta.

Jonuzaj dhe zyrtari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi dyshohet se në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë sa ishin koleg kishin bërë diploma fallco, tregon ky burim. Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë Arbër Beka ka treguar se rekomandimi për pezullim të Kamer Januzajt është bërë pasi që ndaj të njëjtit me autorizim të prokurorit është iniciuar procedura hetimore me dyshim se ai ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

“Më 17.07.2014 Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për zyrtarin e Policisë në fjalë për shkak se i njëjti mund të ndikojë në hetim. Bazuar në këtë rekomandim të IPK-së, Policia e Kosovës ka marrë vendim në të njëjtën datë për pezullim të përkohshëm”, ka thënë Beka. Ai më tej ka shtuar se, hetuesit e Inspektoratit Policor janë duke punuar në këtë rast dhe veprimet e mëtutjeshme do të zhvillohen në koordinim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale.

Më Shumë

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo...

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Lajmet e Fundit