-7.2 C
Prizren
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“Nervozohen” mediet serbe, e quajnë “skandaloze” fitoren e Albina Kelmendit

Pas përfundimit të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH, mediat serbe e kanë cilësuar si skandaloze përzgjedhjen e këngëtares kosovare Albina Kelmendi dhe familjes së saj për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion për vitin 2023.

“Ende nuk ka nisur gara për këngën më të mirë të Eurovizionit dhe tashmë Shqipëria ka krijuar një skandal që tmerroi publikun.

Përkatësisht, ata zgjodhën përfaqësuesen e tyre për Eurovizionin, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Liverpool dhe do të përfaqësohen nga Albina dhe familja Kelmendi”.

“Ajo që është veçanërisht skandaloze në gjithë situatën është se në këngë Albina këndon për Kosovën, prej nga është.

Duke qenë se këngëtarja është nga Peja, Shqipëria me këtë lëvizje shkel rregullat rreptësisht të përcaktuara të Eurovizionit”.

“Në këngën e saj, Albina këndon për Kosovën dhe përfaqëson Shqipërinë, gjë që është e papranueshme dhe e dënueshme sipas rregullave të ESC-së”, kanë shkuar mediat serbe.

Ndërkohë që disa nga reagimet e qytetarëve serb në rrjetet sociale janë: “Shpresoj që fansat e Eurovizionit ta kuptojnë se kjo nuk është një këngë normale”, “Këndon për familjarët që nuk flasin me njëri-tjetrin dhe harrojnë gjakun e tyre”, thojnë mediat e këtij vendi./tirananews.al

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit ia vazhdon paraburgimin Dibran Hoxhës dhe pesë të dyshuarve të tjerë

Gjykata e Prizrenit ia ka vazhduar paraburgimin Dibran Hoxhës dhe pesë të dyshuarve të tjerë për rastin e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi. Në orët...

Digjet një shtëpi e pabanuar në Prizren

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri  në Prizren. Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin. Policia Rr. Adem Jashari, Prizren 04.02.2023 – 15:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se...

Puhi

Lajmet e Fundit