20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Derbi madrilen për Muriqin

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha spanjolle falë paraqitjeve mbresëlënëse të tij në vitin 2022.

Sulmuesi kosovar është njëri prej më të mirëve në repartin e tij në pjesën e parë të sezonit 2022/23 duke e udhëhequr me sukses Mallorcan, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, mediat spanjolle raportojnë se interesimi nga klubet e mëdha për përfaqësuesin kosovar nuk mungon.

Ditë më parë u tha se “Piratin” e do Real Madridi, i cili e sheh si zëvendësues të Karim Benzemas, kur francezi do të pushojë shkaku i angazhimeve të shumta të “Los Blancos”.

E tash, mediumi “El Gol Digital”, raporton se në garë për prizrenasin është futur edhe rivali i Realit, Atletico Madridi.

“Los Colchoneros” e shohin ish-futbollistin e Rizesportit, Fenerbahçes dhe Lazios si zëvendësues ideal të Joao Felixit, ndërsa në listën e ngushtë të Diego Simeones janë edhe Marcus Thuram dhe Enes Unal.

Shitjes eventuale të 28 vjeçarit do t’i gëzohej tej mase Lazio, e cila do t’i merrte 45% nga shitja e sulmuesit kosovar, në bazë të marrëveshjes që e ka me Mallorcan, shkruan “Gazeta Express”.

Muriqi ka thënë se ndihet i lumtur në klubin ishullor, me të cilin ka nënshkruar kontratë afatgjate.

Por, interesimi nga klubet e mëdha mund të ndryshojë gjithçka…

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit