-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Nesër debat publik në Prizren për projektin ‘Sheshi i Bazhdarhanës’

Nesër me fillim nga ora 10:00, Komuna e Prizrenit do të mbajë debat publik gjatë të cilit do të prezantohet dhe do të diskutohet projekti “Sheshi i Bazhdarhanës”.

Debati mbahet në objektin e Shtëpisë së Bardhë, në sallën ku mbahen mbledhjet e Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Projekti aktualisht është në fazën e hartimit dhe për këtë arsye Komuna e Prizrenit ka ftuar të gjithë të interesuarit për sugjerime apo vërejtje eventuale, të cilat do të kontribuonin në realizimin e këtij projekti.

Sipas njoftimit të Komunës, me ketë ndërhyrje infrastrukturore synohet të krijohet një shesh i ri për qytetarët dhe vizitorët, 300 deri në 400 vend-parkingje të reja, tregu i ri dhe të rregullohet mobiliteti urban.

Ndërsa, pos investimeve direkte si efekte anësore të këtij projekti Komuna e Prizrenit do të tentojë të ringjallë bizneset që gjenden në rrugën prej Shatërvanit deri në Bazhdarhane, biznese të cilat aktualisht thuhet se punësojnë rreth 10.000 qytetarë, dhe përmes këtij projekti planifikohet të ruhet trashëgimia kulturore në qendrën historike të qytetit.

Prandaj, Komuna e Prizrenit ka ftuar për pjesëmarrje qytetarët e komunës, banorët e lagjes, subjektet afariste dhe të tjerë që janë të interesuar.

 

Më Shumë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit