Breshër në Dragash

Në komunën e Dragashit pasditen e sotme ka rënë breshër.

Lexuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihet se madhësia e breshrit është mjaft e madhe.

Moti me shi e me shkarkime rrufesh ka pasur edhe në disa qytete në Kosovë. Në Deçan rrufeja ka mbytur një femër 32-vjeçare, ndërsa në Pejë rrufeja ka goditur një shtëpi, por që fatmirësisht brenda saj nuk ishte asnjë person.

Ndryshe, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj  ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë reshje të dobëta shiu, si dhe breshër të intensitetit të dobët.

Për Telegrafin ai ka thënë se, këto reshje kanë efekte pozitive në kushtet hidrike të tokës dhe përcillen tek nivelet e ujë-nxjerrësve për nevojat e qytetarëve.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit