Sot, mblidhet Kryesia e LDK-së në Prizren, vendosin për marrëveshjen me Vetëvendosjen

Kryesia e LDK-së në Prizren, do të mblidhet sot  për të diskutuar dhe vendosur për bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen.

“ Të hënën do të mblidhet Kryesia dhe do të dalim me vendimin përfundimtar”, ka konfirmuar për RTV Besa, kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.

Ai, dje ka thënë për RTK-në se me VV-në kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje për qeverinë e ardhshme të Prizrenit.

“Jemi për një qeverisje konstruktive”, ka thënë Avdyli për RTK-në.

Ndonëse në parim është biseduar më krerët e Vetëvendosjes, sipas tij, ende nuk kanë detaje se si do të duket qeverisja e ardhshme .
Kryetari i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, ka thënë për RTK-në se marrëveshjet me partnerët e koalicionit janë drejt përfundimit.

Sipas tij, LDK-ja do të ketë tri drejtori dhe nënkryetarin, Nisma do t`i ketë tri drejtori dhe partitë minoritare mund të kenë nga një drejtori,”.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se VV dhe LDK, pritet që marrëveshjen e bashkëqeverisjes ta nënshkruajnë javën e ardhshme./ PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit