Nesër në Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ mbahet ligjëratë për Skënderbeun

Studiuesi Bedri Muhadri do të mbajë nesër, më 14 dhjetor 2018, në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren ligjëratën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu identiteti historik shqiptar”.

Ligjërata mbahet në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe mbahet në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të “Ukshin Hotit” duke filluar nga ora 11:00.

Historiani Muhadri gjatë ligjëratës së tij, do të flasë për epokën e Skënderbeut, shtetin e tij dhe kontributin e tij në njohjen e popullit shqiptar gjatë mesjetës, parë edhe në kontekstin e sotëm.

Në një prononcim për Kallxo.com, studiuesi Bedri Muhadri, ka thënë se institucionet shqiptare në kuadër të Vitit të Skënderbeut e kanë vlerësuar figurën e Skënderbeut dhe njëkohësisht kontributin dhe sakrificën e terë popullit shqiptarë të asaj kohe që u bashkua nën flamurin shtetëror mesjetar të kohës së Skënderbeut.

“Epoka e Skënderbeut është gurë themeli më i arrirë ndonjëherë në historinë tonë shqiptare, ngase rezulton se aktivizimi i tërë potencialit arbëror në atë kohë, përballoi sulme shumë të mëdha pushtuese nga osmanët dhe nga luftërat e pakta kundër Venedikut”, ka thënë Studiuesi Muhadri, i cili do të ketë edhe një bashkëbisedim me audiencën me rastin e këtij prezantimi.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit