14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Nesër nis nënshkrimi i peticionit për vizat

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, ka njoftuar se nesër (e martë) fillon nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të BE-së dhe qeverisë për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

KFOS-i ka bërë me dije se mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.

Komuna e Prishtinës do t’i ketë tri pika të vendosjes. Ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth.

Secila nga këto organizata do t’i ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë, nëpërmes medieve dhe rrjeteve sociale.

Organizatat partnere janë: Organizatat partnere janë: Kosovo 2.0 – Prishtinë, OJQ EC Ma Ndryshe – Prizren, OJQ Community Building Mitrovica – Mitrovicë, OJQ She-Era – Gjakovë, OJQ Vizioni i Syrit – Pejë, OJQ Network of peace Movement – Gjilan dhe Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj.

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit