13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Nesër rifillon procesi mësimor

Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci.

“Në takimet e rregullta, kolegjiumi jonë profesional i drejtorëve të arsimit ka pasur me ministren Nagavci, njëherë janë dakordua që të ketë një javë pushim në mënyrë që objektet shkollore të dezinfektohen dhe të jenë gati për nxënësit në mënyrë që në javën në vijim të fillojë mësimi. Mirëpo në një takim tjetër që kanë pasur kolegjiumi i arsimit i Asociacionit të Komunave të Kosovës, me ministren Nagavci janë dakorduar që nxënësit nga klasa e 6 deri në të 9-tën dhe nga e 10-ta deri të 12-tën të kenë mësim online, kurse në bankat shkollorë të kthehen nxënësit nga klasa e 1 në klasën e 5. Do të thotë ky ka qenë vendim i përbashkët i nivelit lokal, përkatësisht i drejtorëve komunalë të arsimit me ministren e Arsimit”, thotë ai.

Kreu i AKK-së thotë se komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e mësimit online.

“Sa i përket a janë të gatshme komunat, gjithmonë kanë qenë të gatshme, nuk është duke ndodhur hera e parë që të kemi mësim online nëpër komunat e Republikës së Kosovës, komunat kanë bërë të pamundurën që fëmijëve në komunat përkatëse t’u sigurohen edhe pajisjet elektronike në mënyrë që të mos kenë mungesë sa i përket përcjelljes së mësimit online”, thotë ai.

Edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për KosovaPress se nesër do të rifillojë procesi mësimor, ashtu siç u cek më lart.

“Procesi mësimor do të rifillojë ashtu siç është paraparë me vendim të Qeverisë”, ka thënë Besa Bytyqi, zyrtare për Informim në MASHTI.

Pavarësisht se komunat nuk janë konsultuar nga Qeveria për masat e reja antiCovid, Ibrahimi thotë se të gjitha janë duke i respektuar në përpikëri.

“Komunat sa i përket respektimit të masave anti-COVID do të thotë masave të fundit të cilat u vendosen nga qeveria e Republikës së Kosovës, i kanë respektua në plotni, edhe pse këtë herë, për herë të parë ka ndodhur të mos konsultohen por disa nga ato vetëm të informohen. Në takimet apo bisedat të cilat i kemi pasur edhe në Bordin e Asociacionit, por edhe me kryetarët e komunave ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket vendimeve të ndërmarra nga qeveria e Republikës së Kosovës pa konsulta me komuna…Ne shpresojmë që javën e ardhshme Asociacioni i Komunave të Kosovës do të thërras takimin e këshillit të kryetarëve në të cilin do të diskutohen rekomandimet, sugjerimet se çka do të ndodh pas 18 prillit”, thotë ai.

Ibrahimi shtoi se komunat në vazhdimësi po i ndihmojnë dhe përkrahin bizneset e prekura nga pandemia Covid-19, duke u falur gjoba e liruar nga taksat.

“Komunat e Republikës së Kosovës edhe në të kaluarën i kanë përkrahur bizneset lokale e në veçanti sektorin e gastronomisë, duke i liruar gastronomet nga pagesa e qerasë në hapësirën që menaxhohen nga Komunat e Republikës së Kosovës apo hapësirat publike. Gjithashtu ia kanë falur gjobat nga taksat por gjithashtu i kanë eliminuar edhe disa taksa komunale në mënyrë që të u lehtësojnë bizneseve lokale operimin”, pohoi ai.

Ibrahimi në fund njoftoi se së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, kanë përpiluar një pyetësor për ndikimin e pandemisë në bizneset lokale, e që më pas do t’ia dorëzojnë Qeverisë gjatë rishqyrtimit të buxhetit për vitin 2020 edhe hartimit të buxhetit të 2021

“Asociacioni së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës jemi duke e përgatitur një pyetësor në të cilën do të vendosen disa pyetje sa i përket ndikimit të COVID-it në bizneset lokale në mënyrë që komunat e Republikës së Kosovës gjatë rishqyrtimit të buxhetit për vitin 2020 edhe hartimit të buxhetit të 2021 t’i vënë në pah nevojat e sektorit i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik lokal e këtu, e këtu nuk përfshihet vetëm sektori i gastronomisë por edhe sektori i bizneseve të tjera”, përfundon ai.

Më Shumë

Prodhoi dhe shiti diploma, arrestohet 60 vjeçari në Malishevë

Policia ka zhvilluar një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të...

Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit

Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum. Ekipi i Klan Kosovës ishte...

Hajdar Beqa i PDK-së – deputetit të VV-së: Krytë ta heki !

Deputet e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi...

Dhunohet seksualisht një grua shtatzënë në Prizren

Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në një motel në fshatin Reqan të Prizrenit. Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë...

Një grua nga Mali lind nëntë foshnja

Një grua nga Mali ka lindur nëntë foshnja, duke shënuar herën e parë që një grua ka sjellë në jetë kaq fëmijë të mbijetuar...

Gashi thotë se pasi u votua Specialja e takoi Hashim Thaçin, thotë se ia dorëzoi disa letra

Publicisti Shkëlzen Gashi vlerëson se programi qeverisës i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë një projekt që do ta rifreskojë opinionin publik ndërkombëtar sa...

Shuhet aktori i njohur, Guljelm Radoja

Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur. Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me...

SBASHK’u kundërshton testimin e mësimdhënësve, thonë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë

Ideja për një testim të mësimdhënësve po konsiderohet e gabuar dhe se nuk duhet të ndodhë. Në vend të kësaj propozohet që të shtohet...

Me kompletet e portokallta Shyhretja duket si vajzë e re

Shyhrete Behluli është një këngëtare që në shumë aspekte merr vëmendje për stilin e veçantë që ka.Me postime të shumta në rrjete sociale, ajo...

Brenda ditës 38 aksidente trafiku

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 38 aksidente trafiku në territorin e Kosovës. Policia ka njoftuar se 16 aksidente janë regjistruar me persona të...

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që...

Atletico interesohet për Hysajn

Atletico Madridi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, shkruan “Calcio Mercato”. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone,...

Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë...

Rukiqi: Për shpëtimin e Telekomit bordi i ri duhet të marrë vendime profesionale dhe jo të lehta

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka dhënë dy rekomandime profesionale për shpëtimin e Telekomit të Kosovës, sipas të cilit kërkohet garanci...

Golden Eagle Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli ka siguruar plasmanin në finalen e play- offt të Superligës së Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të...

Tenton të vetëvritet një grua në Prizren

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj dje rreth orës 13:00 në fshatin Caprac të Prizrenit. Burime të Gazetës Sinjali nga Spitali...

Lajmet e Fundit