19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

New Order, rikthehen pas 10 vjetësh

Ikonat e ‘dance’ kanë vendosur të rikthehen në skenë.

New Order, për herë të parë pas 10 vjetësh, vijnë me albumin e tyre “Music Complete” – i cili është paralajmëruar të publikohet më 25 shtator. Ky është studio-albumi i tyre i dhjetë, pas atij të vitit 2005 “Waiting for the Sirens’ Call”.

Basisti Peter Hook, natyrisht, nuk është i përfshirë në këtë projekt. Ai ishte larguar nga bendi më 2007 dhe ky është albumi i parë i New Order pa të.

Përbërja aktuale përfshin frontmenin Bernard Sumner, daullexhiun Stephen Morris, sintisajzeristin Gillian Gilbert, kitaristin Phil Cunningham dhe basistin Tom Chapman.

Më poshtë, është lista e këngëve që ndodhen në album, kopertina e punuar nga Peter Saville, si dhe një video e shkurtër e cila zbulon pakëz përmbajtjen e “Music Complete”.

Lista e Këngëve:

01 Restless
02 Singularity
03 Plastic
04 Tutti Frutti
05 People on the High Line
06 Stray Dog
07 Academic
08 Nothing But a Fool
09 Unlearn This Hatred
10 The Game
11 Superheated

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit