5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Nexhmedin Spahiu promovon librin “Foshnjëria e kombit kosovar” në Malishevë

Publicisti Nexhmedin Spahiu, sot në Malishevë, ka promovuar librin e tij “Foshnjëria e kombit kosovar”, ku para audiencës malishevase, autori i mundua ta arsyetoi çështjen e krijimit të kombit kosovar dhe dallimin mes etnisë dhe kombit. Kjo pavarësisht shpjegimit në versionin e autorit, të pranishmit, shumica prej tyre, nuk u pajtuan me mendimin e autorit.

Fillimisht, Hazbi Gashi, foli për librin dhe për temën e shtjelluar, ku në fund tha se “ngritja e kombit kosovar, nuk është përçarje”, ndërsa vet autori, më pas e shpjegoi arsyen e shtjellimit të kësaj teme, sipas tij edhe “nevojën e krijimit të kombit kosovar, si një realitet dhe kombi si një pronar i shtetit”. Më pas këtë e arsyetoi edhe me nevojën që shqiptarët, në OKB të kenë dy vota, sepse sipas tij “OKB është organizatë e kombeve “. Autori Spahiu, në shumë raste, e krahasoi kombin kosovar dhe shqiptar, me mënyrën si janë krijuar popujt moldav nga rumunët, pastaj malazezët nga serbët dhe maqedonët nga bullgarët.

Megjithëse autori, e arsyetoi në versionin e tij në këtë temë, shumica e pjesëmarrësve nuk u pajtuan me teorinë e krijimit të kombit kosovar, pasi sipas tyre, “kanë shtetësinë kosovare, por si komb jemi shqiptar”. Disa prej pjesëmarrësve, e arsyetuan shtetin zviceran, i cili përbëhet nga tre popuj, pa qenë nevoja ta krijojnë një popull tjetër, ndërsa kishte të tillë, që hapjen e kësaj teme, e quajtën tentim për largimin e temave tjera më të rëndësishme dhe zëvendësimin me këtë temë, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së qytetarëve. Por në mesin e audiencës, kishte edhe të tillë, që e përkrahnin idenë e kombit kosovar.

Më Shumë

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Ndotje e ambientit në Landovicë, reagojnë banorët|Video

Landovica e Prizrenit, e ka deponinë rajonale të mbeturinave sipër fshatit. Ndotja e ambientit dhe ujërave që shkakton kjo deponi e legalizuar, vazhdon të...

Lajmet e Fundit