Neymar: Jam 100 për qind te kjo skuadër

Neymar ka treguar klubin e tij për sezonin e ri.

Ylli brazilian, Neymar, i është kundëpërgjigjur thashethemeve që e lidhin atë me një largim nga Paris Saint-Germain.

26-vjeçari është lidhur me një largim në muajt e fundit, derisa si destinacioni më i mundshëm përmendej Real Madridi.

Por, sipas Neymar, ai do të jetë me PSG-në për së paku edhe një sezon.

“Jam 100 për qind me PSG-në”, u tha Neymar gazetarëve.

“Jam mësuar me kritikat. E di se çfarë thonë për mua, e di se çfarë duhet të bëj për këtë, por ata që janë afër meje e dinë se cilat janë vështirësitë e të qenit Neymari”, përfundoi braziliani.

Ai po ashtu foli për transferimin e Ronaldos në Juventus.

“I dëshiroj fat dhe të gjitha të mirat në këtë periudhë të re”, shtoi Neymar. /Insporti.com

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit