21.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Nezir Çoçaj: Faleminderit !

Kandidati për deputet nga PDK-ja në Prizren, Nezir Çoçaj , ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë edhe për një mandat.

Ai, beson se do të vazhdojë bashkëpunimin me qytetarët.

Postimi në Facebook

Të dashur qytetarë,

Mirënjohje dhe falënderim i sinqertë për mbështetjen masive për mua, duke më konfirmuar si njërin nga kandidatët më të votuar për deputet të Prizrenit, jo vetëm të koalicionit tonë.

Pas dy garave zgjedhore, poashtu është hera e dytë me rradhë që unë e fitoj mundësinë të jem pjesë e Kuvendit duke ju përfaqësuar juve në institucionin më të lartë përfaqësues të shtetit.

Bashkërisht do e vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin e deritashëm duke u angazhuar që t’i adresojmë nevojat dhe çështjet e të gjitha kategorive të shoqërisë sonë përbrenda hapësirave parlamentare e institucionale.

Kemi shumë sfida e procese para nesh për të cilat jam i bindur që bashkë do t’i kalojmë me sukses, pasi që angazhimi ynë i përbashkët për Prizrenin dhe Kosovën, do të vazhdoj! #NÇ

Më Shumë

Konsultim publik në Prizren për përfshirjen e PAK-ve në politikat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të hënën është mbajtur konsultimi publik me akterët e shoqërisë civile për përfshirjen e nevojave të personave me...

Parajsa artificiale e Iranit

Nga Ben Blushi Pas sulmeve të Israelit kundër Iranit,disa miq më kujtuan ngjarjet e romanit tim të fundit Parajsa Artificiale që u botua para tetë...

Lajmet e Fundit