Inspektorati i MMPHI-së mban trajnim për mbikëqyrësit e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar “Sharri”

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka njoftuar se nga Inspektorati i MMPHI-së është organizuar trajnim për mbikëqyrësit e zonave të mbrojtura brenda këtij parku, si një hap drejt mbrojtjes më efektive.

“Në kuadër të forcimit të mbrojtjes së PK “Sharri” dhe luftimit të veprimeve ilegale në Parkun Kombëtar Sharri, u mbajt një trajnim profesional nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) për mbikëqyrësit e Parkut Kombëtar “Sharri””, thuhet në njoftimin e DAPK Sharri.

Ky trajnim, sipas njoftimit, është përqendruar në hartimin dhe procedurat e fletëparaqitjeve për kundërvajtje; rritjen e efikasitetit në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve ligjore; bashkëpunimin ndërinstitucional për ruajtjen e vlerave natyrore të PK Sharri.

“Veprimet ilegale në zonat e mbrojtura përbëjnë kërcënim serioz për biodiversitetin dhe trashëgiminë natyrore të vendit tonë.  Përmes trajnimeve të tilla, po ndërmerren hapa konkretë drejt një mbrojtjeje më të fuqishme dhe efektive. Mbrojtja e Parkut Kombëtar “Sharri” është përgjegjësi e përbashkët!”, përfundon njoftimi.

Marketing

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Lajmet e Fundit