-0.6 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Nga 6 shtatori të gjithë kosovarëve do t’u kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri

Shqipëria ka shtrënguar masat Anti-COVID për shkak të gjendjes me pandeminë.

Me këtë rast, Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet të paraqesin pasaportë vaksinimi, testin PCR, ose ndonjë provë për shërimin nga virusi.

Këto masa vlejnë edhe për të gjithë kosovarët që do të drejtohen për në Shqipëri nga 6 shtatori.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, për të njoftuar me situatën me COVID-19.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti në Shqipëri ka vendosur marrjen e këtyre masave:

Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit.

Më Shumë

Vëllaznimi merr dënimin nga Komisioni i Garave pas incidentit me asistentin e Bashkimit

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur gjoba dhe masa disiplinore pas incidenteve të ndodhura në xhirot e fundit...

Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb me ndezje qirinjsh në “Shadërvan”

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

Lajmet e Fundit