Nga e hëna 24 orë lëvizje, ata që hyjnë në Kosovë nuk vetizolohen, njofton ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie në mbrëmje, ka komunikuar masat e reja lidhur me pandeminë Covid-19.

Ai tha se nga e hëna 8 qershor, hiqet krejtësisht kufizimi i lëvizjes në tërë Kosovën.

Sipas masave në fuqi, qytetarët e Kosovës nuk mund të qarkullojnë nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 të mëngjesit.

“Nga e hëna kushdo që hy në Kosovë nuk do të karantinohet dhe as vetizolohet për 7 ditë, ata vetëm do kontrollohen nëpër kufij apo në qendra tjera”, tha Zemaj.

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit