18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Nga sot do të mund të aplikohet për termin në ambasadën gjermane për viza pune

Nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini.

„Rregullorja për Ballkanin Perëndimor“ e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021. Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023. Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksiuar kundër Covid 19 do të jetë sërish i mundur. Lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të hapet më 1 korrik 2021.

Më poshtë detajet:

Udhëzime të rëndësishme:

Ju lutemi të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shtyerja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mund

– Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide.

– Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues.

– Në momentin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet të dorëzohet dokumentacioni mbi statusin e vaksinimit. Për udhëtimet hyrëse kërkohet një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë të paktën 14 ditë më parë me një nga vaksinat e aprovuara në Gjermani.

Informata më të hollësishme gjeni në faqen tonë të internetit: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/viza-dhe-hyrja-/fillimi-i-punesimit-sipas-rregullores-per-balkanin-perendimor/1767176

Më Shumë

Rubin: Ne e inkurajonim Thaçin ta shihte Rambujenë si mundësi të arritjes së paqes

James Rubin deklaroi në Hagë se kur kanë shkuar për t’u takuar në Konferencën e Rambujesë, Hashim Thaçin nuk e ka njohur, por që...

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Lajmet e Fundit