Nga sot pensionistët duhet të lajmërohen për marrjen e pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët ishin liruar nga lajmërimi në zyrat e pensionimit për shkak të pandemisë, nga sot obligohen të lajmërohen në komunat ku jetojnë.

“MPMS, përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë”, thuhet në njoftim.

Qeveria Kurti kishte liruar pensionistët nga obligimi i lajmërimit çdo gjashtë muaj nëpër qendrat përkatëse për vazhdimin e pensionit.

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit