6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ngecin projektet e përbashkëta me ministritë në Prizren

Projektet e përbashkëta të Komunës së Prizrenit me disa nga ministritë e Qeverisë së Kosovës, të cilat gjatë vitit 2017 janë formalizuar me nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, ende nuk janë realizuar. Pjesa dërrmuese e tyre as nuk kanë nisur, ndërkohë që për disa projekte të kësaj natyre gjatë këtij viti vetëm janë iniciuar procedurat tenderuese. Kësisoj zbatimi i këtyre marrëveshjeve, përkatësisht projekteve është karakterizuar me ecuri të ngadaltë.

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë shfaqur besimin se ato do të jetësohen gjatë vitit në vijim, meqë bëhet fjalë për nevojën e zbatimit të procedurave tenderuese që nganjëherë marrin kohë. Megjithëkëtë, sipas tyre, Komuna e Prizrenit do t’i përmbushë të gjitha përgjegjësitë e veta ligjore në raport me këto politika publike, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna është e gatshme që t’i kryejë të gjithë obligimet e veta që dalin nga nënshkrimet e këtyre memorandumeve. Kemi pasur kënaqësinë që fillimi i realizimit të memorandumeve të jetë gjatë këtij viti që po lëmë pas dhe do të jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësitë dhe obligimet tona ligjore dhe publike edhe për vitin 2018. Në disa projekte të caktuara procedurat e tenderimit janë iniciuar dhe janë në vazhdimësi e sipër të rrugëtimit të tyre ligjor”, ka thënë shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit