Ngjyrosen klasat e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren (Foto)

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, ka marrë aksion për ngjyrosjen e klasave të nxënësve .

Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj tha se ngjyrosja e klasave krijojnë një ambient më të pastër për nxënësit.

Ajo tregon se nxënësit e kësaj shkolle, kanë marrë pjesë në garën për tabela , ku edhe janë shpallë fitues të tabelave dhe ngjyrës për shkollë.

“Kjo garë ishte pjesë e fushatës për një arsimim më të mirë, ku shkolla jonë u shpall fituese e garës me 47 tabela të reja”, tha Rakaj për “PrizrenPress”

Gara është zhvilluar nga organizata Deuche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), së bashku me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN).

“Për secilën klasë të shkollës ku do të vendosen tabelat jemi furnizuar edhe me ngjyrë për klasa si dhe me pajisje të tjera”.

“Në nivel të Republikës së Kosovës shkolla jonë ka përfituar numrin më të madh të tabelave”.

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren po ashtu më datën 21 shkurt 2018, do ta përfaqësojë Prizrenin në ceremoninë përmbyllëse të këtij projekti që do të mbahet në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit