14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

‘NgomFest’ sot nis edicionin e katërt në Prizren

NgomFest4Festivali i muzikës në Prizren, “NgomFest”, do të nisë sot edicionin e katërt me radhë, i cili do të mbahet deri më 3 gusht, me interpretues të huaj dhe nga Kosova, ndër të cilët dallohet grupi Kultur Shock nga Seattle i ShBA-ve.

Sivjet në festival do të ketë muzikë në gjashtë skena në zhanret elektronike, drum and bass, dubstep, alternative, chill, ambient, progressive techno, deep, tech, tech Mouse, hip hop, metal, rok, si dhe muzikë klasike, koncertet e së cilës do të mbahen të enjten në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni”, nga Festa Thaçi dhe Najada Mejdani.

Risi këtë edicion janë DJ-të dhe MC-të e ri, të cilët do të performojnë muzikën e tyre të enjten në skenën e Qarshisë, ndërsa në skenën e Marashit do të interpretohet muzika hip hop, nga artistë të njohur si P.I.N.T, Ergeni, Bim Bimma, etj.

Në ditën e dytë të festivalit, në skenën e kafeterisë Casbah do të ketë interpretime 50 minutëshe të muzikës DnB dhe Dub Step, ku mund të dëgjoni Qëndresa Dedën, Rinor Kelmendin, Mad Dogs, etj. Në skenën e Shoqnisë Kulturore Artistike do të ketë muzikë alternative nga Por-No, The Stomping Academy dhe Cute Babulja, e cila më pas do të plotësohet në skenën e Marashit, me bendet “Me t’njofshëm”, grupin e mirënjohur Kultur Shock, Angry Youth dhe Relative.

Muzikë elektronike do të ketë të shtunën në skenën e Pashas, më 2 gusht, ashtu si dhe në skenën e SH.K.A-së dhe Marashit. Ndërkaq, në ditën e fundit të festivalit do të interpretohet chill-ambient dhe Drum & Bass në skenën e SH.K.A –së.

Festivali gjithashtu ka hapur dyqanin NgomShop, ku te gjithe vizitorët do të kenë mundësinë që paraprakisht t’i blejnë biletat për festival, bluza dhe çantat./KL/

Më Shumë

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Majko viziton në Has kullën e Isa Kurpalit të projektuar nga Sylejman Vokshi

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka vizituar veriun e Shqipërisë. Ai është ndal në Has ku ka vizituar monumentin kulturor, Kullën e Isa Kurpalit. Këtë kullë...

Lajmet e Fundit