Ngriten dhjetë aktakuza brenda 24 orëve në Prizren

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur dhjetë aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale, transmeton PrizrenPress.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton Prokurori i Shtetit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit